Një peshk gjigant ka përfunduar në rrjetën e peshkatarit Ali Halili nga Opoja, i cili e ka kapur atë në lumin Drin, në zonën e Lukinjës së Hasit.
Peshku është mbi një metër i gjatë, ndërsa vlerësohet se peshon më shumë se 20 kilogramë.

Halili ka ndarë me ndjekësit e tij momentin e kapjes, duke thënë se përkundër motit me shi, përpjekja ia ka vlejtur.
“Vërtet koha me shi, por ia vlejti”, ka shkruar ai. /Telegrafi/





