Presidentët e SHBA-së dhe Kinës, Donald Trump dhe Xi Jinping, pritet të takohen edhe dy herë të tjera gjatë këtij viti, pas përfundimit të vizitës tre-ditore të presidentit kinez në SHBA.
Xi Jinping ka ftuar Trumpin dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump, në samitin e APEC-ut, që do të mbahet në Shenzhen të Kinës në nëntor.
Sipas Xi, të dy liderët mund të takohen sërish një muaj më vonë në samitin e G20, që pritet të zhvillohet në Trump National Doral Miami, në Florida.
“E mirëpresim presidentin dhe zonjën e parë për një vizitë në Kinë”, tha Xi, ndërsa Trump iu përgjigj: “Do të vijmë dhe do të flasim shumë”.
Trump e konfirmoi më pas ftesën në një postim në Truth Social.
Gjatë vizitës së Xi në SHBA, të dy liderët u përpoqën të shfaqnin një marrëdhënie më harmonike mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
Megjithatë, vizita është kritikuar për shumë ceremoni dhe pak rezultate konkrete, pasi nuk u njoftuan përparime të mëdha në çështje si tregtia dhe siguria e Al. /Telegrafi/






