Pezeshkian: Irani nuk kërkon bombë bërthamore, jemi të gatshëm për inspektime ndërkombëtare

Bota

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka mohuar se Teherani synon të prodhojë armë bërthamore, duke deklaruar se Irani është i gatshëm të ulë nivelin e pasurimit të uraniumit dhe t’i nënshtrohet inspektimeve ndërkombëtare. Në një intervistë për Fox News, Pezeshkian tha se Irani nuk dëshiron bombë bërthamore dhe se udhëheqësi suprem i vendit e ka shpallur […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka mohuar se Teherani synon të prodhojë armë bërthamore, duke deklaruar se Irani është i gatshëm të ulë nivelin e pasurimit të uraniumit dhe t’i nënshtrohet inspektimeve ndërkombëtare.

Në një intervistë për Fox News, Pezeshkian tha se Irani nuk dëshiron bombë bërthamore dhe se udhëheqësi suprem i vendit e ka shpallur të paligjshme një armë të tillë përmes një dekreti fetar.

“Jemi të gatshëm ta hollojmë uraniumin. Nuk është problem. Jemi të gatshëm t’i nënshtrohemi verifikimit ndërkombëtar”, tha ai.

Pezeshkian foli edhe për memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në qershor me presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se Teherani ende dëshiron të ecë përpara mbi bazën e atij dokumenti. Sipas tij, marrëveshja parashikonte një proces 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë.

Presidenti iranian akuzoi SHBA-në dhe Izraelin se e kanë ndërprerë rrugën diplomatike dhe kanë kaluar në sulme ushtarake. Ai tha se Irani nuk kërkon të vrasë amerikanë, por do të mbrohet në rast se sulmohet.

Pezeshkian hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se Irani kontrollon drejtpërdrejt lëvizjen Huthi në Jemen. “Huthit janë përgjegjës për veprimet e tyre dhe nuk marrin urdhra nga ne”, tha ai.

Duke folur për pretendimet se Irani ka përdorur imazhe satelitore kineze në një sulm ndaj një baze amerikane në Jordani, ku u vranë tre ushtarë amerikanë, Pezeshkian tha se nuk kishte informacion konkret për këtë çështje. /Telegrafi/