Pas një vere të ngjeshur me koncerte dhe angazhime të shumta muzikore, Tayna ka vendosur të marrë disa ditë pushimi për t’u relaksuar.
Artistja nuk ka zbuluar se ku ndodhet aktualisht, por përmes rrjeteve sociale po ndan me ndjekësit disa momente nga ditët e saj të pushimit.

Në fotografitë e publikuara, Tayna shfaqet në formë të mirë fizike, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen dhe linjat e saj trupore.
Në postimin e fundit në Instagram, këngëtarja ka zgjedhur të bëjë edhe pak humor me ndjekësit, duke shkruar: “Nejse a e dini kush pushon n’shtator?”, duke iu referuar faktit se këtë herë ka vendosur të mos shoqërojë secilën fotografi me përshkrime të gjata.
Pushimet e saj vijnë pas një periudhe të gjatë angazhimesh në muzikë dhe skenë.
Pak javë më parë, Tayna bëri të ditur se kishte vendosur të marrë një pauzë nga muzika, pas tetë vitesh aktivitet të pandërprerë në skenë dhe në jetën e natës.
Megjithatë, artistja sqaroi se bëhet fjalë vetëm për një shkëputje të përkohshme dhe se nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës muzikore.
Ajo paralajmëroi se pas kësaj pauze do të rikthehet me një “kapitull të ri” në karrierën e saj, duke lënë të kuptohet se fansat mund të presin projekte të reja në të ardhmen. /Telegrafi/





