Italia dhe Shqipëria forcojnë bashkëpunimin ushtarak

Nacionale

Një delegacion ushtarak italian, i kryesuar nga gjeneralmajor Luigi Casali, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit të portit ushtarak në Porto Romano. Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda priti delegacionin italian në Ministrinë e Mbrojtjes. Në vijim të vizitës u zhvillua një takim pune në Forcën Detare, si […]

Madhësia e shkronjave

Një delegacion ushtarak italian, i kryesuar nga gjeneralmajor Luigi Casali, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e projektit të portit ushtarak në Porto Romano.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda priti delegacionin italian në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vijim të vizitës u zhvillua një takim pune në Forcën Detare, si dhe një inspektim në terren në zonën e Porto Romanos, ku parashikohet të ndërtohet kompleksi portual.

Ministria e Mbrojtjes e cilësoi bashkëpunimin me palën italiane si një kontribut për forcimin e sigurisë në Adriatik.