Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit në Prishtinë: “Jo në emrin tonë”

Nacionale

Studentët e Fakultetit Filozofik kanë shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar më 1 tetor në Prishtinë, nën moton “JO NË EMRIN TIM”, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, […]

Madhësia e shkronjave

Studentët e Fakultetit Filozofik kanë shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar më 1 tetor në Prishtinë, nën moton “JO NË EMRIN TIM”, lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë bashkëbiseduar me studentët dhe u kanë bërë thirrje që t’i bashkohen protestës.

Protesta do të mbahet më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00.

Gjatë bashkëbisedimit, Tasholli dhe Hoxha kanë folur për luftën e UÇK-së dhe rëndësinë që, sipas tyre, ka ruajtja e kujtesës historike dhe e së drejtës për të shprehur qëndrime lidhur me të.

“E ka kapë në dorë UÇK-në rinia, s’mundeni me ia hekë kurrë prej dore”, ka thënë Tasholli.

Ndërkaq, studentët kanë deklaruar se do të marrin pjesë në protestën e 1 tetorit, duke theksuar se, sipas tyre, liria nuk mund t’i cenohet askujt. /Telegrafi/