Një shpallje e pazakontë e Kristina Stipiq, nënë beqare nga Kroacia, ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.
Ajo kërkon një burrë që mban mbiemrin Stipiq, me të cilin do të martohej për pak ditë, në mënyrë që të mund ta mbajë sërish mbiemrin e saj të vajzërisë.

Stipiq thotë se prej rreth tre vitesh përballet me një procedurë penale dhe nuk mund të sigurojë dokumentin e nevojshëm për ndryshimin zyrtar të mbiemrit.
Ajo ka theksuar se nuk kërkon lidhje dashurie, ndërsa ka propozuar edhe kontratë paramartesore dhe ka premtuar të mbulojë shpenzimet e martesës dhe divorcit.
Me humor, ajo ka deklaruar se kandidatit do t’i ofrojë edhe drekë, kafe dhe një histori të pazakontë për t’ua treguar nipërve. /Telegrafi/





