Një qytet turk fitoi një titull në librin e rekordeve botërore “Guinness” duke gatuar një tenxhere me rreth 6.840 litra fasule të pjekura – sasi e barabartë me rreth 15.000 kanaçe.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kelkitit, Prefektura e Gümüşhane-s dhe Bashkia e Kelkitit bashkuan forcat për të përgatitur këtë sasi gjigante fasulesh më 22 gusht.

“Kelkit Şeker Fasulyesi”, një lloj fasuleje e pjekur, është një specialitet lokal.
“Ky titull është një arritje historike për Kelkitin, Gümüşhane-n dhe rajonin tonë. Ai përfaqëson njohjen ndërkombëtare të trashëgimisë sonë bujqësore, produktit tonë lokal dhe përpjekjes së përbashkët të komunitetit tonë. Besojmë se do të mbetet një burim krenarie për brezat e ardhshëm”, u thanë organizatorët përfaqësuesve të “Guinness World Records”.
Qyteti tani mban rekordin për tenxheren më të madhe me fasule të pjekura. Rekordi i mëparshëm ishte rreth 5.600 litra.
“Jemi jashtëzakonisht krenarë për punën në grup që qëndron pas këtij rekordi. Fermerët, ekipet e kuzhinës, inxhinierët, specialistët e sigurisë ushqimore, sponsorët, institucionet publike dhe vullnetarët kontribuan të gjithë në këtë arritje. Rekordi i përket të gjithë komunitetit”, thanë organizatorët. /Telegrafi/





