Një ditë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, kryeqyteti i Kosovës paraqitet i qetë.
Në qendër të Prishtinës nuk janë vërejtur deri tani grumbullime të qytetarëve apo protesta, ndërsa qarkullimi në qytet po zhvillohet normalisht.

Megjithatë, forca policore janë parë pranë objektit të Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit, duke qëndruar në gatishmëri për sigurinë e institucioneve.
Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë, i shpallur një ditë më parë, rezultoi me dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim.
Ndërkohë, sot pritet të zhvillohen edhe takime të institucioneve dhe partive politike lidhur me zhvillimet pas aktgjykimit. /Telegrafi/





