“Një tjetër lloj besimi” – Odegaard zbulon arsyen e formës së shkëlqyer pas triumfit në Ligën Premier

Sport

Martin Odegaard ka folur për arsyet që qëndrojnë pas formës së tij të shkëlqyer në fillim të këtij sezoni, duke theksuar se tashmë ndihet plotësisht i rikuperuar nga problemet fizike që e shqetësuan gjatë edicionit të kaluar. Kapiteni i Arsenalit më në fund ka lënë pas dëmtimet dhe problemet e vazhdueshme me gjendjen fizike, të […]

Madhësia e shkronjave

Martin Odegaard ka folur për arsyet që qëndrojnë pas formës së tij të shkëlqyer në fillim të këtij sezoni, duke theksuar se tashmë ndihet plotësisht i rikuperuar nga problemet fizike që e shqetësuan gjatë edicionit të kaluar.

Kapiteni i Arsenalit më në fund ka lënë pas dëmtimet dhe problemet e vazhdueshme me gjendjen fizike, të cilat e penguan të luante në nivelin e tij më të mirë sezonin e kaluar.

Norvegjezi beson gjithashtu se triumfi në Ligën Premier sezonin e kaluar i ka dhënë një shtysë të rëndësishme atij dhe të gjithë ekipit, duke rritur ndjeshëm vetëbesimin.

“Sezonin e kaluar pata shumë momente të vështira për shkak të dëmtimeve. Ishte e vështirë për mua”, ka deklaruar Odegaard për “VG”.

“Jam shumë i lumtur që jam në fushë dhe ndihem mirë e në formë. Pata disa pengesa dhe luajta pa qenë 100 për qind, por tani ndihem vërtet mirë”.

“Shkova në Kupën e Botës duke u ndier mirë, pata një turne shumë të mirë dhe e transferova atë ritëm edhe në këtë sezon”.

“Ne ndihemi ndryshe dhe më të fortë. Duhet të mësosh nga gjithçka që përjeton. Fitimi i Ligës Premier të jep një tjetër lloj besimi”, përfundoi kapiteni i Arsenalit. /Telegrafi/