Karen Cheng ka ndërtuar një agjent me Al që i përgatit çdo natë një gazetë të personalizuar dhe e printon ndërsa ajo fle.
Ajo e ka quajtur gazetën “The Karen Times”.

Çdo mëngjes, në vend që të marrë menjëherë telefonin, ajo gjen në letër informacionet që zakonisht do t’i kërkonte në aplikacione të ndryshme.
Agjenti AI mbledh të dhëna për axhendën e ditës, motin, porositë dhe dërgesat, si dhe informacionet më të rëndësishme nga email-et.
Përveç kësaj, përzgjedh lajme sipas interesave dhe nevojave të saj.
AI mund të krijojë edhe fjalëkryqe të personalizuara, duke bërë që çdo edicion të jetë ndryshe.
Ideja është një shembull interesant se si Al mund të nxjerrë informacionin nga ekranet dhe aplikacionet dhe ta sjellë në botën fizike.
Në vend që mëngjesi të nisë me një “scroll” të pafund në telefon, gjithçka që i nevojitet është gati, e printuar në letër.





