Arda Guler lë pas Lamine Yamalin me statistika të jashtëzakonshme në La Liga

Sport

Arda Guler ka bërë një nisje fantastike të sezonit në La Liga, duke u shndërruar në futbollistin që ka krijuar më shumë raste shënimi në kampionat, pavarësisht se ka luajtur vetëm 227 minuta. Mesfushori turk i Real Madridit ka krijuar plot 24 raste për gol, duke qenë gjashtë raste para ndjekësit të tij më të […]

Madhësia e shkronjave

Arda Guler ka bërë një nisje fantastike të sezonit në La Liga, duke u shndërruar në futbollistin që ka krijuar më shumë raste shënimi në kampionat, pavarësisht se ka luajtur vetëm 227 minuta.

Mesfushori turk i Real Madridit ka krijuar plot 24 raste për gol, duke qenë gjashtë raste para ndjekësit të tij më të afërt, yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, i cili ka regjistruar 18 raste të krijuara.

Statistikat e Guler bëhen edhe më mbresëlënëse kur merren parasysh minutat e luajtura.

19-vjeçari po krijon mesatarisht 9.5 raste shënimi për 90 minuta, pothuajse dyfishin e shifrës së Yamalit, i cili regjistron 4.8 raste për 90 minuta.

Këto shifra e vendosin Gulerin në krye të listës për krijimin e rasteve në La Liga dhe tregojnë ndikimin e madh që turku ka pasur në lojën e Real Madridit që nga fillimi i sezonit. /Telegrafi/