Zbulohen data e lansimit dhe dizajni i Honor Watch 6 Pro

Teknologji

Seria Watch 6 e Honor përfshin modelet Watch 6, Watch 6 Plus dhe Watch 6 Plus Motorcycle Edition. Dhe Honor ka njoftuar se Watch 6 Pro do t’u bashkohet këtyre modeleve më 28 shtator. Honor publikoi një paralajmërim (teaser) në Weibo, i cili zbuloi gjithashtu dizajnin e Watch 6 Pro. Aty shfaqen dy versione: njëri […]

Madhësia e shkronjave

Seria Watch 6 e Honor përfshin modelet Watch 6, Watch 6 Plus dhe Watch 6 Plus Motorcycle Edition.

Dhe Honor ka njoftuar se Watch 6 Pro do t’u bashkohet këtyre modeleve më 28 shtator.

Honor publikoi një paralajmërim (teaser) në Weibo, i cili zbuloi gjithashtu dizajnin e Watch 6 Pro.

Aty shfaqen dy versione: njëri me pamje sportive dhe tjetri me dizajn formal.

Ora inteligjente ka gjithashtu dy butona fizikë në anën e djathtë për veprime të ndryshme.

Përveç zbulimit të dizajnit, paralajmërimi konfirmoi se Watch 6 Pro do të vijë me funksione për “monitorimin e arrestit kardiak dhe të presionit të gjakut”. /Telegrafi/