Hull City merr pikë të madhe te Chelsea

Sport

Hully City po vazhdon të mahnitë të gjithë në Ligën Premier, ku këtë herë mori një pikë në udhëtim te Chelsea, e vlefshme për xhiron e katërt në Ligën Premier. Përballja ishte tepër interesant nga fillimi, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2-2. Chelsea kaloi fillimisht në epërsi kur Joao Pedro e gjeti Morgan […]

Madhësia e shkronjave

Hully City po vazhdon të mahnitë të gjithë në Ligën Premier, ku këtë herë mori një pikë në udhëtim te Chelsea, e vlefshme për xhiron e katërt në Ligën Premier.

Përballja ishte tepër interesant nga fillimi, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2-2.

Chelsea kaloi fillimisht në epërsi kur Joao Pedro e gjeti Morgan Rodgers, i cili zhbllokoi rezultatin me një goditje të bukur (7’).

Sidoqoftë, për gjashtë minuta Mohamed Belloumi shënoi dy gola fantastik për të shtangur të gjithë në “Stamford Bridge” (28’, 34’).

Chelsea pastaj e mori posedimin për të krijuar disa raste dhe ishte Pedro që e barazoi rezultatin pas asistimit të Cole Palmer (66’).

Kësisoj, Chelsea ngjitët në pozitën e katërt me shtatë pikë, ndërsa Hull City qëndron në vendin e tretë me tetë sosh./Telegrafi/