Një ish-lojtar i Barcelonës është shumë pranë rikthimit në futbollin brazilian, pasi Santos ka arritur marrëveshje me mesfushorin veteran. Philippe Coutinho pritet t’i bashkohet skuadrës ku aktivizohet bashkëkombësi i tij, Neymar.
Sipas gazetës spanjolle AS, Coutinho ka finalizuar transferimin te Santos, pasi ishte pa klub që nga shkurti, kur ndërpreu kontratën me Vasco da Gaman.
Në realizimin e marrëveshjes ka pasur rol të drejtpërdrejtë edhe Neymar. Ylli brazilian i ka kërkuar drejtuesve të Santosit ta transferojnë ish-bashkëlojtarin e tij te Brazili dhe ka udhëhequr personalisht një pjesë të negociatave për ta bindur Coutinhon.
Raportimet nga Brazili konfirmojnë gjithashtu se NR Sports, kompania që i përket familjes së Neymarit, ka luajtur rol në lëvizjet që çuan drejt marrëveshjes.
Coutinho pritet të nënshkruajë një kontratë afatshkurtër me Santosin deri në fund të vitit. Para se transferimi të zyrtarizohet, ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Marrëveshja do të zgjasë rreth tre muaj, një formulë që të dyja palët e kanë konsideruar më të përshtatshme duke marrë parasysh se Coutinho nuk ka luajtur që nga shkurti.
Ndeshjet e fundit të tij ishin më 14 shkurt ndaj Volta Redondas. Pas kësaj, ai ndërpreu kontratën me Vasco da Gaman dhe qëndroi larg ndeshjeve, ndërsa vazhdoi të stërvitej individualisht për të ruajtur formën fizike./Telegrafi/






