Xabi Alonso e ngre në qiell yllin e Chelseat: Është në të njëjtin nivel me Haaland

Sport

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka bërë një deklaratë të bujshme duke e vendosur Joao Pedron në të njëjtin nivel me superyllin e Manchester Cityt, Erling Haaland. Sulmuesi brazilian ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, duke qenë një nga lojtarët kryesorë në startin e fortë të Chelseat. Në tri ndeshjet e para, Pedro […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka bërë një deklaratë të bujshme duke e vendosur Joao Pedron në të njëjtin nivel me superyllin e Manchester Cityt, Erling Haaland.

Sulmuesi brazilian ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, duke qenë një nga lojtarët kryesorë në startin e fortë të Chelseat. Në tri ndeshjet e para, Pedro ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime, duke treguar një efikasitet që i kishte munguar në sezonet e mëparshme.

I pyetur nëse Joao Pedro mund të krahasohet me Haalandin, i cili sezonin e kaluar fitoi Këpucën e Artë të Ligës Premier me 27 gola, Alonso ishte i prerë në përgjigjen e tij.

“Do të thosha po. Nëse llogaritni se sa sulmues të nivelit të lartë kemi në Ligën Premier, jam i sigurt se Joao Pedro është aty. Haaland, sigurisht, është aty. Kështu do ta vlerësoja edhe unë”, deklaroi Alonso.

Megjithatë, trajneri spanjoll beson se Pedro ka një profil edhe më të kompletuar, duke e krahasuar me ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Karim Benzeman.

Sipas Alonsos, aftësia e brazilianit për të luajtur në disa zona të fushës e bën atë veçanërisht të vështirë për t’u ndalur.

Pedro ka luajtur si mesfushor, numër 10 dhe anësor, ndërsa mund të jetë po aq efektiv edhe brenda zonës.

“Në shumë gjëra më kujton Benzeman, sepse është i mirë në zonë, është i mirë edhe jashtë saj, është i mirë kur vjen në krahun e majtë, është i mirë me kokë, është shumë komplet dhe inteligjent”.

“Pra, po, ai është ende i ri dhe ka gjëra për t’i zhvilluar, por ka shumë, shumë cilësi të jashtëzakonshme”, shtoi Alonso./Telegrafi/