Një zjarr ka shpërthyer në një anije mallrash me flamur të huaj të ankoruar në një port lindor kinez.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ekziston frika se janë shkaktuar viktima të konsiderueshme, sipas mediave shtetërore.
Presidenti Xi Jinping bëri thirrje për përpjekje urgjente kërkim-shpëtimi dhe një hetim të shpejtë.
Ndërkohë, kryeministri Li Qiang bëri thirrje që njerëzit e “bllokuar” të shpëtohen dhe theksoi nevojën për të “parandaluar fatkeqësitë dytësore”.
Anija po i nënshtrohej mirëmbajtjes në një kantier detar në qytetin e Qingdao kur flakët shpërthyen në orën 11:15 sipas orës lokale, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. /Telegrafi/






