Zelensky në Kanada, kërkon mbrojtje më të fortë për qiellin e Ukrainës

Bota

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Kanada do të takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney. Bisedimet pritet të fokusohen kryesisht në forcimin e mbrojtjes së hapësirës ajrore të Ukrainës, përgatitjet për dimër dhe rritjen e qëndrueshmërisë së vendit. “Mbërrita në Kanada. Kanadaja ka qenë dhe mbetet një nga partnerët tanë më […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Kanada do të takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney.

Bisedimet pritet të fokusohen kryesisht në forcimin e mbrojtjes së hapësirës ajrore të Ukrainës, përgatitjet për dimër dhe rritjen e qëndrueshmërisë së vendit.

“Mbërrita në Kanada. Kanadaja ka qenë dhe mbetet një nga partnerët tanë më të afërt. E vlerësojmë mbështetjen e kanadezëve dhe vendimet që ndihmojnë Ukrainën të qëndrojë e fortë dhe të mbrojë njerëzit tanë”, deklaroi Zelensky.

Ai tha se gjatë vizitës janë planifikuar disa takime dhe marrëveshje të rëndësishme, të cilat synojnë të forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe marrëdhëniet e tyre strategjike.

Takimi me kryeministrin Mark Carney do të ketë në qendër mbështetjen për mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe përgatitjet për dimrin.

“Do të diskutojmë se si të forcojmë qëndrueshmërinë tonë, të mbështesim njerëzit dhe të sigurojmë që Ukraina të ketë kapacitetet e nevojshme për të mbrojtur veten”, deklaroi Zelensky.

Gjatë vizitës, edhe Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, pritet të zhvillojë takime me filantropë që mbështesin Ukrainën, si dhe të vizitojë institucione kanadeze.

Zelensky ka mbërritur në Kanada për një vizitë tre-ditore, gjatë së cilës pritet të diskutohen hapa të rinj për forcimin e mbështetjes kanadeze për Ukrainën.