Bebe Rexha merr vëmendjen me fotografitë provokuese për revistën “Flaunt”, pozon pranë një mashkulli lakuriq

Magazina

Bebe Rexha është bërë pjesë e numrit të fundit të “Flaunt Magazine”, ku ka folur për karrierën e saj si artiste e pavarur, albumin e saj të katërt në studio, “Dirty Blonde”, si dhe rrugëtimin që e ka sjellë deri te ky kapitull i ri në muzikë. Krahas intervistës, vëmendje të madhe ka marrë edhe […]

Madhësia e shkronjave

Bebe Rexha është bërë pjesë e numrit të fundit të “Flaunt Magazine”, ku ka folur për karrierën e saj si artiste e pavarur, albumin e saj të katërt në studio, “Dirty Blonde”, si dhe rrugëtimin që e ka sjellë deri te ky kapitull i ri në muzikë.

Krahas intervistës, vëmendje të madhe ka marrë edhe seti fotografik i këngëtares shqiptare, e cila është shfaqur në disa prej imazheve me një paraqitje mjaft provokuese dhe ekstravagante.

Në disa prej fotografive, Rexha pozon edhe pranë një mashkulli model, i cili shfaqet tërësisht i zhveshur, duke i dhënë setit një karakter edhe më të guximshëm dhe artistik.

Imazhet kanë tërhequr vëmendjen e madhe të fansave në rrjetet sociale, të cilët kanë reaguar ndaj paraqitjes së këngëtares dhe konceptit të fotografive.

Në intervistë, Rexha ka treguar se pavarësisht ritmit të ngjeshur të punës pas publikimit të “Dirty Blonde”, ndihet e rigjallëruar dhe e kënaqur me këtë periudhë të re të karrierës. Albumi me 13 këngë debutoi në vendin e parë në tabelën “Billboard Top Dance Albums”, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme për këngëtaren.

Rexha ka folur gjithashtu për vendimin për të vazhduar rrugëtimin e saj si artiste e pavarur, pasi për më shumë se një dekadë ishte pjesë e Warner Records. Së fundmi ajo iu bashkua labelit të pavarur EMPIRE, një ndryshim që, sipas saj, i ka dhënë më shumë hapësirë për të eksploruar idetë dhe dëshirat e saj muzikore.

“Having this whole new team and this whole new energy around me has been so exciting. I don’t feel like I’m alone in it anymore”, ka thënë Rexha, duke theksuar rëndësinë e të pasurit njerëz përreth që besojnë në të dhe në idetë e saj, edhe kur puna bëhet jashtëzakonisht intensive.

Këngëtarja ka kujtuar edhe fëmijërinë e saj në Staten Island, duke treguar se dikur e konsideronte veten si një vajzë që nuk përshtatej me të tjerët. Ajo ka rrëfyer se në shkollë ishte përballur me ngacmime për shkak të pamjes së saj, pasi mbante syze, aparat për dhëmbë dhe luante trumpetë.

Pikërisht për këtë arsye, bodrumi i shtëpisë së prindërve u bë për të një hapësirë e sigurt, ku nisi të mësonte vetë prodhimin e muzikës. Rexha ka treguar se kalonte deri në 14 orë në ditë duke punuar në muzikë, duke mësuar si të regjistronte vokalet, të krijonte ritme dhe të përmirësonte aftësitë e saj si kantautore.

Sot, ajo është një prej emrave të njohur të muzikës pop dhe dance, ndërsa me “Dirty Blonde” duket se ka hyrë në një fazë ku dëshiron të ketë më shumë kontroll mbi muzikën dhe drejtimin e saj artistik. /Telegrafi/