Chelsea ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Leeds Unitedit, për t’u kualifikuar në raundin tjetër të EFL Cup.
Edhe pse ishin në disavantazh prej 0-2, “Blutë” arritën fitore në fund prej 6-3 për të avancuar në fazën tjetër.
Tarik Muharemovic u gjend në vendin e duhur pas harkimit të Wilson për të zhbllokuar epërsinë (23’).
Ndërsa, ishte Breneden Aaronson që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Nmecha (48’).
Sidoqoftë, pas kësaj Chelsea arriti të këndellet. Fillimisht, ishte Cole Palmer që realizoi nga pika e bardhë për të ngushtuar epërsinë (53’).
Kurse, tre minuta më vonë i njëjti dyfishoi epërsinë pas asistimit të Rodgers (56’). Katër minuta më vonë, Pedro Neto realizoi golin e përmbysjes (60’).
Për golin e katërt u përkujdes Danny Welbeck pas një tjetër asistimi të Rodgers (66’).
Leeds dha pak shpresë për të ngushtuar sërish rezultatin, këtë herë falë Dominic Calvert-Lewin (76’), megjithatë Valentin Barco e vulosi fitoren (80’).
Në “frymën e fundit” realizoi sërish Welbeck, për ta mbyllur rezultatin prej 6-3 (90+4′).
Kësisoj, Chelsea kualifikohet në 1/16 e finales ndërsa kundërshtarin do ta mësojë së shpejti./Telegrafi/






