Motra e Laurentit prek me dedikimin emocional për të: Unë e humba vllaun tim të vetëm

Magazina

Motra e Laurent Krasniqit ka ndarë një dedikim prekës pas humbjes tragjike të vëllait të saj, duke shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. Në një postim në Instagram, ajo ka kujtuar me fjalë të ndjera vëllain e saj, duke folur për momentet e fundit që kanë kaluar së bashku […]

Madhësia e shkronjave

Motra e Laurent Krasniqit ka ndarë një dedikim prekës pas humbjes tragjike të vëllait të saj, duke shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.

Në një postim në Instagram, ajo ka kujtuar me fjalë të ndjera vëllain e saj, duke folur për momentet e fundit që kanë kaluar së bashku dhe boshllëkun që ka lënë pas humbja e tij.

“Nuk e dita kur të përqafova herën e fundit që ajo do të ishte hera e fundit e jetës teme me ty”, ka shkruar ajo, duke kujtuar përqafimin e fundit me Laurent-in.

Ajo e ka përshkruar vëllain si një njeri të mirë dhe me shpirt të pastër, duke theksuar se humbja e tij nuk ka prekur vetëm familjen, por ka lënë një dhimbje të madhe te të gjithë ata që e kanë njohur.

“Unë e humba vllaun tem të vetëm, por bota humbi një njeri të mirë, një shpirt të pastër”, ka shkruar ajo në një pjesë të dedikimit.

Motra e Laurentit ka thënë se do ta mbajë gjithmonë me vete kujtimin e tij, ndërsa ka shprehur edhe dhimbjen e madhe që do ta shoqërojë pas kësaj humbjeje. Dedikimin e plotë ajo e ka publikuar në Instagram. /Telegrafi/