Policia Greke ka arrestuar një shtetas Grek me origjinë Shqiptare në aeroportin e Athinës pasi tentoi të fusë ilegalisht në vend një sasi prej 15 kg k****** (spunk).
Sipas burimeve policore, 65 vjeçari i cili në të kaluarën ka qenë i arrestuar për trafik emigrantësh, po udhëtonte nga Portugalia dhe sapo ka tërhequr valixhen është ndaluar nga anti d**** e doganave greke pasi ndaj tij kishte dyshime se bënte pjesë në një organizatë të trafikimit të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Portugalia drejtë Greqisë.
Pak ditë më parë një i afërm i autorit ishte arrestuar me 34 kg k****** në aeroportin e Athinës. Edhe ai udhëtonte nga Portugalia.
65 vjeçari u dërgua në gjykatë për masë sigurie e cila e la në burg pa afat. Sasia e drogës,100 euro dhe 4200 lekë Shqiptarë që kishte me vete, u sekuestruan.
Hetimet do të vazhdohen nga anti d**** greke./tch/






