Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e ndeshjes Real Madrid–Inter, rezultati mund t’ju befasojë

Sport

Tifozët e futbollit në mbarë botën po numërojnë orët deri te përballja kryesore e xhiros hapëse të Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi pret Interin, me të dyja skuadrat që synojnë me çdo kusht t’i marrin tri pikët. Në prag të kësaj ndeshjeje, shumë tifozë i janë drejtuar inteligjencës artificiale, duke kërkuar një parashikim për […]

Madhësia e shkronjave

Tifozët e futbollit në mbarë botën po numërojnë orët deri te përballja kryesore e xhiros hapëse të Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi pret Interin, me të dyja skuadrat që synojnë me çdo kusht t’i marrin tri pikët.

Në prag të kësaj ndeshjeje, shumë tifozë i janë drejtuar inteligjencës artificiale, duke kërkuar një parashikim për rezultatin më të mundshëm.

Parashikimi i një përballjeje të tillë nuk është aspak i lehtë, sidomos kur të dyja skuadrat kanë kaq shumë lojtarë të aftë për ta vendosur ndeshjen me një aksion të vetëm.

Verdikti i inteligjencës artificiale? Real Madridi shihet si favorit. Inteligjenca Artificale parashikon që skuadra spanjolle të fitojë me rezultat 2-1.

Ky parashikim bazohet kryesisht në avantazhin e fushës, në Santiago Bernabéu, por edhe në praninë e disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit, mbi të gjithë Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior.

Sipas parashikimit, fuqia ofensive e “Los Blancos” mund të jetë faktori vendimtar në një përballje të kësaj madhësie.

Megjithatë, Reali nuk pritet ta ketë aspak të lehtë. Interi di si të përballojë ndeshje të tilla dhe organizimi i mirë në mbrojtje, së bashku me kundërsulmet e shpejta, mund t’i shkaktojnë probleme të mëdha prapavijës madrilene.

Sipas IA, Reali mund ta nisë ndeshjen furishëm, duke kërkuar një gol të hershëm, ndërsa Interi pritet të përballojë presionin dhe të shfrytëzojë hapësirat pas mbrojtjes vendase. Kjo e bën të mundur zhvillimin e disa skenarëve të ndryshëm gjatë ndeshjes.

Mbappe është një prej kandidatëve kryesorë për të shënuar. Shpejtësia e tij dhe aftësia për të shfrytëzuar hapësirat e bëjnë francezin një kërcënim të vazhdueshëm, veçanërisht nëse Reali arrin ta qarkullojë shpejt topin nga mesfusha drejt repartit ofensiv./Telegrafi/