Arijon Ibrahimovic debuton me gol te Augsburgu, shënon ndaj Frankfurtit

Sport

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Arijon Ibrahimovic ka shënuar një gol të bukur në debutim te Augsburgu. Ylli nga Prizreni realizoi me kokë në fillimin e pjesës së dytë për të barazuar rezultatin ndaj Eintracht Frankfurtit. Pas një harkimi të bukur, Ibra u gjend në vendin e duhur për të shënuar me kokë duke ndëshkuar […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Arijon Ibrahimovic ka shënuar një gol të bukur në debutim te Augsburgu.

Ylli nga Prizreni realizoi me kokë në fillimin e pjesës së dytë për të barazuar rezultatin ndaj Eintracht Frankfurtit.

Pas një harkimi të bukur, Ibra u gjend në vendin e duhur për të shënuar me kokë duke ndëshkuar portierin mysafir (46’).

Ndërkohë, Ibrahimovic mund të jetë një nga lojtarët e ri të Kosovës qysh në ndeshjet e muajit shtator./Telegrafi/