Barcelona ka përfituar nga humbja e Real Madridit në vikend, për të marrë pikët e plota te Valencia.
Katalunasit dominuan plotësisht për të fituar me rezultat të thellë 0-5.

Lamine Yamal dhuroi spektakël te goli i epërsisë, ku pas driblimeve shënoi me një goditje të fortë për të zhbllokuar rezultatin (6’).
Ndërsa, ishte Fermin që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Anthony Gordon (22’).
Kapiteni Raphinha u përkujdes për golin e tretë pas një bashkëpunimi të bukur me Fermin (50’).
Kurse, fitoren e thellë e vulosi Pedri me një goditje të bukur pas asistimit të sapo inkuadruarit Dani Olmo (79’).
Krejt në fund, Barcelona regjistroi edhe golin e pestë përmes Yamal pas një tjetër asistimi të Olmos (84’).
Kësisoj, Barcelona bëhet lider me 12 pikë ndërsa Valencia qëndron në fund pa pikë./Telegrafi/





