Ballkani ka shijuar edhe triumfin e tretë radhazi për të festuar në shtëpi ndaj Feronikelit ’74.
Skuadra nga Suhareka zhvilloi një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 2-0.
Ballkani e nisi fuqishëm nga fillimi për të krijuar disa raste shënimi, ku ishte Abou Dosso që pas asistimit të Giovannit e zhbllokoi rezultatin (14’).
Ndërsa, vetëm gjashtë minuta më vonë Dosso dhuroi një top të bukur të Albert Diene që vulosi fitoren (20’).
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Ballkanin që vazhdojë ta mbajë posedimin ndërsa skuadra nga Drenasi provoi me kundërsulme, por të pasuksesshme.
Kësisoj, Ballkani shkon në kuotën e nëntë pikëve ndërsa Nikli qëndron në pozitën e parafundit pa pikë./Telegrafi/






