Këngëtari i njohur, Gjesti, dhe DJ Gimbo kanë kaluar së bashku një pjesë të ditës, duke ndarë me ndjekësit edhe disa momente nga shëtitja e tyre me veturë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dyshja shfaqet në një atmosferë të këndshme të shoqëruar nga muzika, ndërsa Gjesti u drejtohet ndjekësve me një urim për një ditë sa më të mirë.

“Uroj të keni një ditë sa më të mirë. Zoti ju ruajt, e diel e këndshme”, dëgjohet të thotë Gjesti në video, ndërsa DJ Gimbo e miraton mesazhin dhe i bashkohet urimit për ndjekësit.
Dyshja njihen për miqësinë e tyre të afërt dhe shihen shpesh së bashku. Përveçse janë miq të mirë, DJ Gimbo ka një rol të rëndësishëm edhe në karrierën muzikore të Gjestit, pasi është DJ i këngëtarit.
Të dy emrat janë të njohur edhe për publikun e “Big Brother VIP Albania”, megjithëse kanë qenë pjesë e edicioneve të ndryshme të këtij formati.
Ndërsa Gjesti ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes me muzikën dhe paraqitjet e tij publike, miqësia me DJ Gimbo duket se mbetet e fortë, me dyshen që vazhdon të ndajë momente së bashku edhe jashtë angazhimeve profesionale.





