Suki Waterhouse tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku mori pjesë në premierën e “Primetime” së bashku me të fejuarin e saj, Robert Pattinson.
Aktorja 34-vjeçare zgjodhi një fustan të shkurtër me dantellë dhe detaje mëndafshi nga Saint Laurent, me vlerë 5,500 funte (rreth 6,400 euro).

Ajo e kompletoi pamjen me geta të zeza transparente, taka me shpinë të hapur dhe syze dielli, shkruan DailyMail.
Robert Pattinson, 40 vjeç, u shfaq elegant me një kostum të bardhë me vija të holla, këmishë të bardhë dhe kravatë me vija.
Në premierë mori pjesë edhe Phoebe Bridgers, e cila tërhoqi vëmendjen me një fustan të tejdukshëm gri nga Alexander McQueen, me vlerë 8,800 funte (rreth 10,200 euro).
Fustani ishte i qëndisur me lule, kishte mëngë të fryra dhe një bisht të gjatë dramatik.
Më herët gjatë ditës, Suki ishte fotografuar edhe me një pamje më casual, me një bluzë të shkurtër të zezë me dantellë, xhinse blu, xhaketë lëkure dhe mokasina të zeza. /Telegrafi/





