“Më shumë dhembshuri”, motra e Dolly Parton reagon ndaj komenteve pas vdekjes së saj

Magazina

Stella Parton, motra e këngëtares së ndjerë Dolly Parton, ka reaguar ashpër ndaj postimeve të krijuara me inteligjencë artificiale dhe komenteve sarkastike që ajo dhe familja e saj kanë marrë pas vdekjes së ikonës së muzikës country, në moshën 80-vjeçare. Këngëtarja 77-vjeçare u bëri thirrje përdoruesve të internetit të tregojnë më shumë dhembshuri, ndërsa familja […]

Madhësia e shkronjave

Stella Parton, motra e këngëtares së ndjerë Dolly Parton, ka reaguar ashpër ndaj postimeve të krijuara me inteligjencë artificiale dhe komenteve sarkastike që ajo dhe familja e saj kanë marrë pas vdekjes së ikonës së muzikës country, në moshën 80-vjeçare.

Këngëtarja 77-vjeçare u bëri thirrje përdoruesve të internetit të tregojnë më shumë dhembshuri, ndërsa familja po përballet me dhimbjen e humbjes.

“Do të jemi mirë me kalimin e kohës, por secili prej nesh do të vajtojë në mënyrën e vet personale”, shkroi ajo.

Stella kritikoi atë që e cilësoi si një sasi të jashtëzakonshme të inteligjencës artificiale dhe mbeturinash të pafundme që publikohen çdo ditë.

Ajo tha gjithashtu se Dolly i donte fansat dhe publikun, ndaj kishte zgjedhur të mos shprehte publikisht mendimet e saj për tema si politika, feja apo persona të tjerë.

“Përdoreni jetën e motrës sime si shembull për tolerancën dhe respektin ndaj të tjerëve”, u shpreh Stella, duke shtuar: “Nuk ka të bëjë me komentet më të zgjuara, mbeturinat e rreme të inteligjencës artificiale apo postimet sarkastike”.

Në një reagim të mëparshëm, Stella kishte treguar edhe për bujarinë e Dolly-t dhe për marrëdhënien e ngushtë mes tyre.

Ajo zbuloi se motrat kishin një rutinë të përjavshme ku pinin kafe bashkë në telefon, zakonisht herët në mëngjes. “Për shumë vite e pimë kafenë bashkë në telefon”, tregoi Stella. /Telegrafi/