Rusia sulmon me dron pranë aeroportit të Kievit, pak para mbërritjes së të dërguarve të Trumpit

Bota

Rusia ka kryer sulme pranë dy aeroporteve të Kievit, në një kohë kur të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner raportohet se po përgatiteshin të udhëtonin nga Moska drejt Ukrainës. Një dron rus goditi gjithashtu dy avionë të vjetër të epokës sovjetike në aeroportin Zhulyany, që ndodhet brenda qytetit të Kievit. Presidenti ukrainas, Volodymyr […]

Madhësia e shkronjave

Rusia ka kryer sulme pranë dy aeroporteve të Kievit, në një kohë kur të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner raportohet se po përgatiteshin të udhëtonin nga Moska drejt Ukrainës.

Një dron rus goditi gjithashtu dy avionë të vjetër të epokës sovjetike në aeroportin Zhulyany, që ndodhet brenda qytetit të Kievit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar duke e lidhur sulmin me diskutimet dhe përgatitjet për një vizitë të mundshme të zyrtarëve amerikanë në Ukrainë.

“Është e qartë se këto sulme ruse ndaj aeroporteve janë një reagim ndaj diskutimeve dhe përgatitjeve lidhur me mundësinë që pala amerikane të përdorë një avion për të mbërritur në Ukrainë dhe të ulet në aeroportin ‘Kyiv’ ose ‘Boryspil’”, deklaroi ai.

Lideri ukiranas i cilësoi dronët rusë të tipit “Shahed”, të përdorur në sulm, si “një përgjigje ndaj diplomacisë amerikane”.

Zelensky paralajmëroi gjithashtu se Ukraina do të përshtatë operacionet e saj në lidhje me hapësirën ajrore ruse javën e ardhshme, duke argumentuar se ajo është bërë më e rrezikshme për shkak të pranisë së dronëve dhe raketave.

Megjithatë, presidenti ukrainas theksoi se Kievi nuk synon të kërcënojë procesin diplomatik.

“Sigurisht, nga ana jonë nuk ka dhe nuk do të ketë kërcënime ndaj diplomacisë”, tha Zelensky.

Ndryshe, të dërguarit amerikanë arritën sot në Moskë dhe, sipas pritshmërive, pritet të udhëtojnë drejt Kievit të dielën, më 6 shtator. /Telegrafi/