Llapi dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Llapjanët janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Tahir Batatinës e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin duke marrë tri humbje radhazi nga tri ndeshjet e para dhe synon që para tifozëve të vet të marr pikët e para këtë edicion.
Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut ka dy barazimi dhe një fitore në tri ndeshje dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Llapi: Bllaca; Emini, Sorensen, Aliu, Idrizi, Blakçori; Kluskens, Ramadani, Hetemi; Hasani, Ademi;
Dukagjini: Haxhihamza; Bardhoku, Basri, Sinani, Bytyqi; Hugo, Rexhaj; Zulfiji, Pefqeli, Isufi; Stevenson;





