Pas deklaratës së Elijonës në kanalin e saj për ndjekësit, ku konfirmoi se marrëdhënia e saj me Klodin po kalon një periudhë të vështirë, nuk ka vonuar as reagimi i këtij të fundit.
Përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve, Elijona ka vendosur të flasë hapur për situatën, duke thënë se e ka ndjerë të nevojshme të sqarojë atë që po ndodh, edhe pse çështjet personale nuk janë gjithmonë të lehta për t’u ndarë me publikun.
“Çdo lidhje i ka krisjet dhe problemet e veta. Askush nuk ka qejf me i tregu gjërat e këqija, sidomos kur bëhet fjalë për diçka kaq personale. Mirëpo, besoj që edhe ju e keni kuptuar që diçka ka ndodhur dhe po, është e vërtetë që po kalojmë në një fazë pak më të rëndë”, u shpreh ajo.
Elijona theksoi se nuk dëshiron që situata të shndërrohet në një kërkim të fajtorit apo që njëri prej tyre të paraqitet si viktimë, duke rikujtuar se në një marrëdhënie janë të përfshirë dy persona.
Ajo gjithashtu u ka kërkuar ndjekësve që të tregohen të mirëkuptueshëm edhe ndaj Klodit, duke iu drejtuar atyre me mesazhin: “Be kind edhe me Klodin pls!”.
Pas kësaj deklarate, Klodi ka reaguar menjëherë përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka kërkuar nga ndjekësit që të mos ndërmarrin sulme ndaj tij apo Elijonës.
“Ju lutem, vlerësojeni Elin për sinqeritetin. Unë nuk jam zhdukur, jam ende online edhe 2 ditë. Ju lutem, mos filloni të sulmoni pa asnjë arsye”, ka shkruar Klodi.
Reagimi i tij vjen edhe për të shmangur keqkuptimet rreth mungesës së tij në rrjetet sociale. Vetëm një ditë më parë, Klodi kishte paralajmëruar se do të shkëputej për 10 ditë nga platformat sociale, për shkak të angazhimit në një projekt të ri pune.
Deklaratat e dyshes vijnë në një moment delikat për marrëdhënien e tyre, ndërsa të dy kanë kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit dhe kanë bërë thirrje që situata të mos shndërrohet në sulme apo akuza ndaj asnjërit prej tyre. /Telegrafi/






