Aria Tamniku, 9-vjeçarja nga Kosova që shkëlqeu në Mozarthaus Vienna

Nacionale

Me shumë krenari dhe emocion, Aria Tamniku, vetëm 9-vjeçare dhe përfaqësuesja e vetme nga Kosova në këtë grupmoshë, u vlerësua me Çmimin e Tretë (Third Prize Winner) në International Piano Balkan Competition – Vienna 2026, duke performuar në Gala Koncertin madhështor në Mozarthaus Vienna. Aria ushtron piano që nga mosha 4-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë […]

Madhësia e shkronjave

Me shumë krenari dhe emocion, Aria Tamniku, vetëm 9-vjeçare dhe përfaqësuesja e vetme nga Kosova në këtë grupmoshë, u vlerësua me Çmimin e Tretë (Third Prize Winner) në International Piano Balkan Competition – Vienna 2026, duke performuar në Gala Koncertin madhështor në Mozarthaus Vienna.

Aria ushtron piano që nga mosha 4-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në shumë gara pianistike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, ku është vlerësuar me çmime. Për talentin dhe përkushtimin e saj, Aria ka fituar edhe bursë për edukim të mëtejshëm pianistik nga Balkan Thalberg Piano.

Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms

Aria shpreh mirënjohje të veçantë për prof. Besarta Guri Bobaj, prof. Giuseppe Devastato, Piano Balkan Academy, Balkan Thalberg Piano dhe Melisa Ibrahimi për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre gjatë këtij rrugëtimi.

E vogël në moshë, por me hapa të mëdhenj drejt ëndrrave të saj!/Telegrafi/