Heroi i kombëtares së Spanjës në Kupën e Botës 2026, Ferran Torres, u transferua nga Barcelona te Paris Saint-Germain këtë verë.
Torres shënoi një gol në finalen e Kupës së Botës, gjë që e bëri Spanjën kampione bote. Në një ditë të hapur për median, ai foli për transferimin e tij nga Barcelona te PSG.
“Bisedimet me PSG-në filluan para Kupës së Botës. Unë e kisha marrë vendimin atëherë sepse doja të luaja për PSG-në”, ka thënë fillimisht Torres.
“Ky transferim është një hap përpara për mua. Jam krenar që u bashkova me kampionët e Evropës. Ndeshja e radhës kundër Barcelonës do të jetë e veçantë. Në fund të fundit, kam kaluar katër vjet e gjysmë atje”, përfundoi spanjolli.
Sulmuesi spanjoll u bë anëtar i ekipit të Luis Enriques, i cili fitoi Ligën e Kampionëve dy herë radhazi, ku të fundit mposhten Arsenalin në penallti.
Barcelona fitoi titullin e ligës spanjolle sezonin e kaluar, por u eliminua në Ligën e Kampionëve në çerekfinale. /Telegrafi/






