Komuna e Gjilanit ka njoftuar se të shtunën, më 5 shtator 2026, nga ora 19:30, do të fillojë faza e dytë e procesit të dezinsektimit në territorin e komunës.
Për këtë proces, Komuna u ka bërë apel bletarëve që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve dhe koshereve gjatë kohës së trajtimit.
Ndërkaq, qytetarëve u është kërkuar që gjatë procesit të dezinsektimit t’i mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret e shtëpive, në mënyrë që insektet të mos depërtojnë në ambientet e banimit.
Njoftimi është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Gjilanit.
Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/






