I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka kritikuar Kosovën për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë.
Grenell ka reaguar të mërkurën përmes një postimi në rrjetin social “X”, duke ngritur pyetjen se kush në Kosovë po e mbron Kushtetutën.

“Kush po e mbron Kushtetutën në Kosovë? Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Është dita e 50-të”, ka shkruar Grenell.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 8 korrik 2026. Sipas nenit 66 të Kushtetutës, seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet brenda 30 ditësh nga shpallja zyrtare e rezultateve.
Seanca konstituive e legjislaturës së re ka filluar më 6 gusht, por procesi nuk është përmbyllur për shkak të pamundësisë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se konstituimi nuk nënkupton vetëm mbajtjen fizike të seancës, por përfundimin e veprimeve kushtetuese që e bëjnë Kuvendin funksional.
Më 31 gusht, Vetëvendosje dhe LDK-ja arritën marrëveshje për të mbështetur Bekim Sejdiun për president të Kosovës, në një përpjekje për t’i dhënë fund bllokadës institucionale, por 6 deputetë të LDK-së po refuzojnë një dakordim të ti./Telegrafi/





