Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Sport

Shumaira Mheuka ka rinovuar kontratën me Chelsean deri në vitin 2031, ndërsa sezonin 2026/27 do ta kalojë në huazim te kampionët e Skocisë, Celtic. Sulmuesi 18-vjeçar iu bashkua Chelseat në moshën 13-vjeçare dhe deri më tani ka bërë nëntë paraqitje me ekipin e parë të “Bluve”. Debutimin në futbollin senior e realizoi në dhjetor të […]

Madhësia e shkronjave

Shumaira Mheuka ka rinovuar kontratën me Chelsean deri në vitin 2031, ndërsa sezonin 2026/27 do ta kalojë në huazim te kampionët e Skocisë, Celtic.

Sulmuesi 18-vjeçar iu bashkua Chelseat në moshën 13-vjeçare dhe deri më tani ka bërë nëntë paraqitje me ekipin e parë të “Bluve”.

Debutimin në futbollin senior e realizoi në dhjetor të vitit 2024, në fitoren e Chelseat ndaj Astanas në Ligën e Konferencës.

Mheuka vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me ekipin U21 të Chelseat, duke u shpallur Lojtari i Sezonit 2025/26 në Ligën Premier 2.

Ai ishte kapiten i skuadrës që përfundoi në vendin e parë në kampionat, ndërsa shënoi 18 gola në 19 paraqitje në këtë garë.

Tani, talenti anglez do të ketë mundësinë të fitojë më shumë përvojë në futbollin senior me Celticun, i cili e ka nisur fuqishëm mbrojtjen e titullit në Scottish Premiership, duke regjistruar tri fitore në tri ndeshjet e para të sezonit.

Te Chelsea presin që huazimi në Skoci t’i shërbejë Mheukas për zhvillimin e tij dhe do ta monitorojnë nga afër progresin e tij gjatë qëndrimit në Celtic Park. /Telegrafi/