“Ora e Pritjes” për çlirimtarë, për herë të parë në Evropë, nis numërimin në Dusseldorf

Nacionale

“Ora e Pritjes” ka kaluar kufijtë e Kosovës dhe ka nisur numërimin drejt 16 shtatorit edhe në Evropë. Sipas një njoftimi për media nga platforma “Liria ka emër”, qyteti i parë është Dusseldorfi i Gjermanisë, ku bashkatdhetarë dhe aktivistë nga Kosova kanë vendosur “Orën e Pritjes” në qendër të qytetit. “Organizatori Hektor Beqiri tha se […]

Madhësia e shkronjave

“Ora e Pritjes” ka kaluar kufijtë e Kosovës dhe ka nisur numërimin drejt 16 shtatorit edhe në Evropë.

Sipas një njoftimi për media nga platforma “Liria ka emër”, qyteti i parë është Dusseldorfi i Gjermanisë, ku bashkatdhetarë dhe aktivistë nga Kosova kanë vendosur “Orën e Pritjes” në qendër të qytetit.

“Organizatori Hektor Beqiri tha se ky aktivitet është shprehje e mbështetjes së mërgatës për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe e pritjes për drejtësi, liri dhe kthimin e tyre në atdhe. Nga Kosova në Evropë, mesazhi është i njëjtë: Kosova po pret. Mërgata po pret. Po presim lirinë dhe kthimin e çlirimtarëve tanë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/