Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka ka zënë vend në formacionin ideal të javës së dytë në Ligën Premier, me faqen e specilizuar SofaScore, e cila e ka përkrah disa prej emrave më të spikatur të kampionatit anglez.
Në portë, vendin në formacionin e javës e ka zënë Kjell Scherpen, i cili është vlerësuar me notën 8.5 për paraqitjen e tij.
Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Lewis Hall në krahun e majtë, James Tarkowski dhe Jeremy Jacquet në qendër, ndërsa në krahun e djathtë është përzgjedhur Amar Dedic. Hall ishte njëri nga lojtarët më të vlerësuar të formacionit me notën 9.7.
Në mesfushë, përkrah Xhakës janë përzgjedhur Neco Williams, Alex Scott, Bruno Fernandes dhe Rayan Cherki. Fernandes shkëlqeu duke marrë notën maksimale 10, ndërsa Cherki u vlerësua me 8.6.
Granit Xhaka, ndërkohë, ka marrë notën 8.4 dhe ka siguruar vendin në formacionin ideal pas paraqitjes së tij të mirë me Sunderlandin. Mesfushori shqiptar nga Kosova vazhdon të tregojë rëndësinë e tij në elitën e futbollit anglez.
Në sulm, vendin e vetëm në majën e repartit ofensiv e ka zënë Joao Pedro, i cili u vlerësua me notën 8.3.
Kështu, Xhaka gjendet në një formacion të mbushur me emra të njohur të Ligës Premier, duke konfirmuar edhe një herë nivelin e paraqitjeve të tij në fillim të sezonit 2026/27. /Telegrafi/






