Qëndresa Ibrahimi lufton për të bronztën në “Taranto 2026”

Sport

Karateistja jonë, Qëndresa Ibrahimi, është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Garuesja jonë u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores ndaj turkes, Zumra Rezan. Në gjysmëfinale u mund nga marokenia, Chaimae Elhayti, kështu që do t’i duhet një fitore për të arritur medaljen e bronztë. Ndërkohë, Albulena Gërvalla u ndal në […]

Madhësia e shkronjave

Karateistja jonë, Qëndresa Ibrahimi, është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Garuesja jonë u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores ndaj turkes, Zumra Rezan.

Në gjysmëfinale u mund nga marokenia, Chaimae Elhayti, kështu që do t’i duhet një fitore për të arritur medaljen e bronztë.

Ndërkohë, Albulena Gërvalla u ndal në luftën e parë.

Vlen të theksohet se Kosova deri tani ka fituar pesë medalje në Taranto, me Donjeta Sadikut e artë në boks, Laura Fazliun të argjendtën në xhudo dhe Akil Gjakova, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha të bronztën. /Telegrafi/