Alvarez ka një përgjigje për ofertën e Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Sport

Julian Alvarez ka refuzuar zyrtarisht një ofertë të Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke i dhënë një goditje të fortë planeve të klubit londinez për përforcimin e repartit ofensiv. Sipas një raportimi ekskluziv të gazetarit Alex Silvestre në “El Chiringuito”, sulmuesi argjentinas ia ka komunikuar drejtpërdrejt Arsenalit vendimin e tij për të […]

Madhësia e shkronjave

Julian Alvarez ka refuzuar zyrtarisht një ofertë të Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar, duke i dhënë një goditje të fortë planeve të klubit londinez për përforcimin e repartit ofensiv.

Sipas një raportimi ekskluziv të gazetarit Alex Silvestre në “El Chiringuito”, sulmuesi argjentinas ia ka komunikuar drejtpërdrejt Arsenalit vendimin e tij për të mos u transferuar në Ligën Premier.

Alvarez, i cili është bërë një nga lojtarët kryesorë të Atletico Madridit pas transferimit të tij nga Manchester City, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Spanjë, duke përjashtuar për momentin një rikthim në futbollin anglez.

Interesi i Arsenalit për sulmuesin ishte intensifikuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, me trajnerin Mikel Arteta që e shihte argjentinasin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.

Megjithatë, dëshira e lojtarit duket se ka qenë vendimtare. Alvarez ka prioritet një transferim te Barcelona, duke e konsideruar klubin katalanas si destinacionin e tij të preferuar për të ardhmen.

Kështu, pavarësisht përpjekjeve të Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar, përgjigjja e Alvarez ka qenë e qartë: “JO” për rikthimin në Ligën Premier. /Telegrafi/