Shtetasi rus dyshohet për vrasje të trefishtë në poligonin e qitjes në Mal të Zi

Bota

Policia malazeze është në kërkim të shtetasit rus Mikhail Shabunin (30) me dyshimin se ka kryer një vrasje të trefishtë sot në Danilovgrad. Policia po heton nëse ai është arratisur me një Seat Cordoba PG AC 472 pas vrasjeve. Mjeti ishte në pronësi të babait të njërës prej viktimave, shkruan Vijesti. Dyshohet se Shabunin përdori […]

Madhësia e shkronjave

Policia malazeze është në kërkim të shtetasit rus Mikhail Shabunin (30) me dyshimin se ka kryer një vrasje të trefishtë sot në Danilovgrad.

Policia po heton nëse ai është arratisur me një Seat Cordoba PG AC 472 pas vrasjeve. Mjeti ishte në pronësi të babait të njërës prej viktimave, shkruan Vijesti.

Dyshohet se Shabunin përdori një armë zjarri sot për të vrarë Petar Globareviq (24) nga Podgorica, Momir Radonjiq (67) nga Danilovgrad dhe Nemanja Kapor (20) nga Podgorica, punonjës të poligonit të qitjes pranë Danilovgradit.

Policia po punon intensivisht për të gjetur dhe arrestuar të dyshuarin, transmeton Telegrafi.

“U bëjmë thirrje qytetarëve, nëse kanë informacione rreth të dyshuarit ose e vënë re personin në fjalë, të raportojnë informacione rreth vendndodhjes dhe lëvizjeve të këtij personi në Drejtorinë e Policisë në numrin pa pagesë të policisë 122, nëpërmjet aplikacionit Police Montenegro (Stacioni Virtual i Policisë) ose në çdo mënyrë tjetër. Informacioni rreth personit mund t’i jepet policisë edhe në mënyrë anonime. U kërkojmë qytetarëve të ndihmojnë në gjetjen e këtij personi, duke vënë në dukje se çdo fshehje e informacionit rreth personit që kërkohet përbën vepër penale”, njoftoi drejtoria e policisë.

Drejtoria e policisë i paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ndërsa kërkojnë autorin e dyshuar të armatosur të vrasjes së trefishtë. /Telegrafi/