David dhe Victoria Beckham treguan mbështetjen e tyre për djalin Cruz, teksa ai bëri debutimin në Festivalin e Reading me grupin e tij muzikor, The Breakers.
Çifti udhëtoi me urgjencë nga Bregu i Amalfit për të qenë pranë Cruz në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së tij.

Pavarësisht shiut të rrëmbyeshëm, David dhe Victoria e ndoqën performancën nga prapaskena, ndërsa Victoria shihej duke përqafuar bashkëshortin e saj, shkruan DailyMail.
Në krah të tyre ishin edhe Romeo, Harper dhe e dashura e Cruz, Jackie Apostel, të cilët e mbështetën gjatë performancës.
Jackie kishte publikuar më herët në Instagram një fotografi ku shfaqej me një bluzë të verdhë me mbishkrimin: “Cruz Beckham më këndoi”.
21-vjeçari ka pasur një vit të ngjeshur muzikor. Pas performancave në Britani, Evropë dhe në festivalin Lollapalooza në Çikago, Cruz dhe The Breakers publikuan EP-në e re “Wear & Tear”, e cila përmban pesë këngë.
Grupi do të vijojë me performancat në Leeds, ndërsa Cruz ka nisur tashmë të ndërtojë karrierën e tij muzikore, duke ndjekur rrugën e tij larg famës së prindërve. /Telegrafi/





