Nelson Hysa e nokauton norvegjezin Narmo, mjekët i japin oksigjen pas goditjes

Sport

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka regjistruar një tjetër fitore në kategorinë e rëndë, duke mposhtur norvegjezin Thomas Narmo në vetëm dy raunde. Dueli u zhvillua të shtunën mbrëma në O2 Arena të Londrës, në kuadër të mbrëmjes së boksit ku kryendeshja ishte ajo mes Moses Itaumas dhe Filip Hrgovic. Hysa, 41-vjeçar, e mbylli duelin në […]

Madhësia e shkronjave

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka regjistruar një tjetër fitore në kategorinë e rëndë, duke mposhtur norvegjezin Thomas Narmo në vetëm dy raunde.

Dueli u zhvillua të shtunën mbrëma në O2 Arena të Londrës, në kuadër të mbrëmjes së boksit ku kryendeshja ishte ajo mes Moses Itaumas dhe Filip Hrgovic.

Hysa, 41-vjeçar, e mbylli duelin në mënyrë spektakolare. Vetëm 36 sekonda pas nisjes së raundit të dytë, shqiptari e goditi Narmon me një të djathtë të fuqishme, duke e rrëzuar në dysheme.

Norvegjezi arriti të ngrihej në këmbë, por ishte dukshëm i tronditur dhe nuk mund të vazhdonte duelin. Gjyqtari vendosi ta ndërpresë menjëherë për ta mbrojtur boksierin.

Menjëherë pas ndërprerjes, mjekët hynë në ring dhe i dhanë oksigjen Narmos, i cili fatmirësisht pas pak minutash u largua nga arena duke ecur vetë.

Me këtë fitore, Hysa vazhdon të mbetet i pamposhtur dhe tashmë ka bilancin 25 fitore në 25 ndeshje, duke kërkuar një mundësi për t’u përballur me emrat më të mëdhenj të kategorisë së rëndë. /Telegrafi/