Dy shqiptarë, dy gola, një përmbysje, Krasniqi dhe Kamberi protagonistë te Zurichu

Sport

Bledian Krasniqi dhe Lindrit Kamberi kanë qenë protagonistë në fitoren e Zurichut, duke shënuar nga një gol në triumfin 3-2 ndaj Lausanne. Zurichu sot (e shtunë) regjistroi një fitore të rëndësishme në udhëtim, në kuadër të javës së pestë të kampionatit zviceran. Lausanne kaloi i pari në epërsi, por Zurichu reagoi menjëherë pas pushimit. Në […]

Madhësia e shkronjave

Bledian Krasniqi dhe Lindrit Kamberi kanë qenë protagonistë në fitoren e Zurichut, duke shënuar nga një gol në triumfin 3-2 ndaj Lausanne.

Zurichu sot (e shtunë) regjistroi një fitore të rëndësishme në udhëtim, në kuadër të javës së pestë të kampionatit zviceran.

Lausanne kaloi i pari në epërsi, por Zurichu reagoi menjëherë pas pushimit. Në minutën e 47-të, mesfushori Bledian Krasniqi realizoi për 1-1, duke e rikthyer skuadrën e tij në lojë.

Vetëm 11 minuta më vonë, Zurichu e përmbysi plotësisht rezultatin. Mbrojtësi Lindrit Kamberi u shfaq në zonën kundërshtare dhe në minutën e 58-të shënoi për 2-1.

Në golin e Kamberit asistoi Selmin Hoxha, duke bërë që një aksion me protagonistë futbollistë shqiptarë t’i jepte Zurichut epërsinë.

Lausanne arriti të rikthehej në lojë, por Zurichu gjeti edhe një gol tjetër dhe në fund e mbylli ndeshjen me fitore 3-2.

Kështu, Krasniqi dhe Kamberi patën një ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin e Zurichut, ndërsa skuadra e tyre mori tri pikë të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit zviceran. /Telegrafi/