Gjilani dhe Dukagjini ndajnë pikët në një ndeshje me katër gola

Sport

Gjilani dhe Dukagjini kanë zhvilluar një ndeshje mjaft interesante dhe me ritëm të lartë, ku golat nuk kanë munguar. Të dyja skuadrat kanë treguar karakter, duke u rikthyer disa herë në rezultat (2-2). Gjilani e nisi më mirë takimin dhe arriti të kalojë në epërsi shumë herët. Në minutën e 9-të, Blerind Morina realizoi për […]

Madhësia e shkronjave

Gjilani dhe Dukagjini kanë zhvilluar një ndeshje mjaft interesante dhe me ritëm të lartë, ku golat nuk kanë munguar. Të dyja skuadrat kanë treguar karakter, duke u rikthyer disa herë në rezultat (2-2).

Gjilani e nisi më mirë takimin dhe arriti të kalojë në epërsi shumë herët. Në minutën e 9-të, Blerind Morina realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin skuadrës vendase.

Dukagjini nuk u dorëzua dhe reagoi shpejt. Në minutën e 20-të, Pefqeli e gjeti rrjetën për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Ndeshja vazhdoi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që kërkonin golin e radhës. Gjilani arriti ta rikthejë epërsinë në minutën e 38-të, kur Potoku shënoi për 2-1.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, në një 45-minutësh të pasur me raste dhe tre gola.

Edhe pjesa e dytë nisi me intensitet të madh. Dukagjini u hodh përpara në kërkim të barazimit dhe këmbëngulja e skuadrës mysafire u shpërblye në minutën e 54-t.

Dienit Isufi shënoi për 2-2, duke e rikthyer baraspeshën në këtë përballje.

Pas golit të barazimit, ndeshja u bë edhe më e hapur, me të dyja skuadrat që kërkuan golin e fitores.

Gjilani tentoi të shfrytëzonte avantazhin e terrenit vendas, ndërsa Dukagjini u tregua i rrezikshëm në kundërsulme.

Kështu, dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit u karakterizua nga një ritëm i lartë dhe katër gola, me të dyja skuadrat që treguan forcë për t’u rikthyer në rezultat. /Telegrafi/