Gjendet një mortajë pranë kanalit të ujërave në Vlorë

Nacionale

Një mortajë është gjetur mesditën e sotme pranë kanalit të ujërave të larta në qytetin e Vlorës, duke alarmuar banorët e zonës dhe duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Mortaja është nxjerrë në sipërfaqe gjatë punimeve që po kryheshin për pastrimin dhe sistemimin e shtratit të kanalit. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e […]

Madhësia e shkronjave

Një mortajë është gjetur mesditën e sotme pranë kanalit të ujërave të larta në qytetin e Vlorës, duke alarmuar banorët e zonës dhe duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.

Mortaja është nxjerrë në sipërfaqe gjatë punimeve që po kryheshin për pastrimin dhe sistemimin e shtratit të kanalit.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik për kalimtarët./Euronews Albania