Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

Nacionale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga burgu ku ndodhet ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit. Veliaj ka tërhequr delegimin e kompetencave Anuela Ristanit për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në vendimin e Veliajt, të siguruar nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci sqarohet se shkarkimi i Ristanit vjen mes të tjerash […]

Madhësia e shkronjave

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga burgu ku ndodhet ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit.

Veliaj ka tërhequr delegimin e kompetencave Anuela Ristanit për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në vendimin e Veliajt, të siguruar nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci sqarohet se shkarkimi i Ristanit vjen mes të tjerash edhe pas refuzimit të saj si kryetare e komanduar, të zbatojë urdhrat e Veliaj.

“Në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë”, thuhet në urdhrin e Veliajt.

Erion Veliaj u shkarkuar nga Këshilli Bashkiak më 23 shtator 2025, pas arrestimit të tij. Në më pak se 24 orë pas shkarkimit të Veliajt, më 24 shtator në selinë e kryeministrisë, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, zhvilloi një takim me katër nënkryetarët e bashkisë.

Anuela Ristani mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës më 11 shkurt 2025. Veliaj në atë kohë i delegoi asaj kompetencat për drejtimin e bashkisë përsa kohë ai është në masë “arresti në burg”./Tv Klan