Trump kërkon riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, reagon kryeministri i Kandasë

Bota

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se kanadezët do ta quajnë liqenin Ontario me atë emër “tani dhe përgjithmonë”. Carney deklaroi se emri i liqenit vjen nga fjala Vendate “Ontario”, që do të thotë “liqeni është i bukur, liqeni është i madh” dhe se emri është më shumë se 400 vjeç dhe daton si para Konfederatës […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se kanadezët do ta quajnë liqenin Ontario me atë emër “tani dhe përgjithmonë”.

Carney deklaroi se emri i liqenit vjen nga fjala Vendate “Ontario”, që do të thotë “liqeni është i bukur, liqeni është i madh” dhe se emri është më shumë se 400 vjeç dhe daton si para Konfederatës së Kanadasë ashtu edhe Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne e dimë që Amerika po ndryshon. Marrëdhëniet e tyre tregtare, politika e tyre e jashtme, monumentet e tyre kombëtare. Kanadezët gjithashtu e dinë se emërtimi i realitetit do të thotë ta emërtosh atë Liqenin Ontario – tani dhe gjithmonë”, tha kryeministri kanadez.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, publikoi në rrjetin social Truth Social një memorandum nga drejtori i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, Ned Mamula, në të cilin thuhej se Liqeni Ontario është riemëruar zyrtarisht në “Liqeni Amerika”.

Sipas memorandumit, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e ka përcaktuar liqenin si “Liqeni Amerika” në të gjitha dokumentet zyrtare elektronike të Shërbimit.