“Këtu vritesh veç pse je gru”, “Gra revoltohuni”, “Vrasja nuk ka arsyetim” – nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

Nacionale

Dy rastet e fundit të vrasjes së grave nga bashkëshortët, njëra në Malishevë dhe tjetra në Prizren e kanë rikthyer në vëmendje shqetësimin për sigurinë e grave dhe përhapjen e dhunës në familje në Kosovë. Në Prizren, një grua e moshës 80 vjeçare u mbyt nga bashkëshorti, duke ia goditur kokën për toke, gjersa i […]

Madhësia e shkronjave

Dy rastet e fundit të vrasjes së grave nga bashkëshortët, njëra në Malishevë dhe tjetra në Prizren e kanë rikthyer në vëmendje shqetësimin për sigurinë e grave dhe përhapjen e dhunës në familje në Kosovë.

Në Prizren, një grua e moshës 80 vjeçare u mbyt nga bashkëshorti, duke ia goditur kokën për toke, gjersa i dyshuari ka tentuar edhe ta fshehë ngjarjen, ndërsa një grua në Malishevë, që ishte shtatzënë në javën e 34-të të shtatzënisë u vra nga bashkëshorti.

Këto raste vijnë në një kohë kur në Kosovë, në raportin 24-orësh raportohen vazhdimisht raste të dhunës ndaj grave.

E sot Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po mban protestën në Prishtinë, duke theksuar se çështja e vrasjes e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.

“Këtu vritesh veç pse je gru”, “Gra revoltohuni”, “Vrasja nuk ka arsyetim”, “S’ka qetësi pa sigurinë e grave”, ishin ndër pankaratat që po mbahen në protestë. /Telegrafi/